Egzona Rafuna është moderatorja që është bërë pjesë e Big Brother VIP, por duket se ka njohje me DJ Dagz.

Në një bisedë, ajo i ka treguar se kanë qenë së bashku në vitin e parë të shkollës së lartë për Ekonomik, por ai nuk e mbante mend.

Në dhomën e rrëfimit, Egzona zbuloi se DJ Dagz rrinte gjithmonë në fund të klasës me një vajzë dhe nuk e kupton pse bën sikur nuk e kujton.

Ndërkohë, DJ Dagz po shijon romancën me Einxhel.

Ai ka arritur të rrëmbejë puthjen e parë dhe pas kësaj nuk kanë munguar momentet romantike mes tyre.