Ndarja nga jeta në moshën 46-vjeçare e artistes së njohur Hueyda El Saied, pas një beteje me sëmundjen e rëndë, shkaktoi një trishtim jo vetëm te familjarët, miqtë dhe bashkëpunëtorët e saj, por dhe te gjithë mbarë opinion publik. 

Bashkëshorti i artistes së ndjerë, Thierry, ka vendosur që të mbajë të hapur profilin e saj në “Instagram”. Ai bën herë pas here postime të ndryshme, duke e kujtuar atë.

Ndërsa, së fundmi, Thierry ka bërë një dedikim shumë të veçantë me rastin e ditëlindjes së djalit të Hueydas, Gabriel. Ai ka publikuar një kolazh fotosh, ku shfaqet vogëlushi me të dhe nënën e ndjerë.

“Gëzuar ditëlindjen Gabriel. 7 vjeç sot. Mami dhe unë jemi shumë krenar për ty. Të duam shumë djali im. Të fortë së bashku. Babi jot”, ka shkruar ai në postim.