19 Nëntor 2021
15:55

Denis Hakanaj

Frenkie de Jong mund të largohet që tani nga Barcelona.

Vetëm dy vite pas transferimit të tij në Spanjë, mesfushori holandez mund të ketë përfunduar në listën e lojtarëve që mund të sakrifikohen, me Manchester City-n që duket se është gati t’ia bëjë dhuratë Guardiola-s në merkaton e janarit.

Sipas The Sun, operacioni do të realizohet mbi bazën e 100 milionë eurove, me holandezin që do të rriste akoma më shumë cilësinë në mesfushën e Qytetarëve dhe do t’i jepte pak frymëmarrje katalanasve në aspektin financiar.