Lamtumira nga Liverpool-i e Sadio Mane ka shkaktuar reagime të pashmangshme të atyre që tani janë bërë ish-shokët e skuadrës të senegalezit.

Nëse në orët e kaluara ka ardhur mesazhi i trajnerit  Jurgen Klopp, në rrjet et sociale, mes Twitter-it dhe Instagram-it, edhe Mohamed Salah ka dashur t’i bëj urimin e tij për aventurën e re me Bayern Munich.

It’s been quite a ride! Thank you for all the good times and I wish you all the best in your new adventure! You will be missed by all of us. pic.twitter.com/zndPry1mfg

— Mohamed Salah (@MoSalah) June 22, 2022

Egjiptiani ka dashur të përshëndesë ish-shokun e skuadrës me një mesazh të bukur: “Ka qenë një rrugëtim i bukur! Faleminderit për të gjitha momentet e bukura dhe  të uroj më të mirën për aventurën tënde të re! Do të na mungosh të gjithëve”, ka shkruar Salah.

Dy futbollistët kanë qenë bashkë për 5 sezone te Liverpool-i, duke fituar një Champions, një Superkupë të Europës, një Botëror për Klube, një Premier League, një Kupë të Anglisë dhe një Kupë të Ligës.

Nuk ka vonuar reagimi nga ana e Mane: “Vazhdo të bësh atë që bën. Je vëllai më i mirë”, ka qenë përgjigjja e senegalezit. Me pak fjalë, duket se ka rënë përfundimisht teoria e atyre që kanë folur për rivalitet dhe tension mes të dyve.