Dogana e Kosovës në vazhdimësinë e saj për parandalimin e kontrabandës, korrupsionit dhe parregullsive tjera, së fundmi ka publikuar aplikacionin për telefona të mençur i cili u mundëson qytetarëve dhe i fton ata të jenë pjesë aktive e parandalimit dhe raportimit të këtyre dukurive negative.

Sipas një njoftimi të doganës, janë funksionalizuar dy sisteme te reja operative të cilat mund të instalohen në telefonat e mençur.

“Kur shkarkohet aplikacioni qytetarë mund të kenë qasje në dy sisteme: 1.Sistemi i parë ju mundëson raportimin e Korrupsionit, Kontrabandës e Parregullsi tjera. Mjafton të shkarkoni aplikacionin e-Dogana dhe natyrisht me një qasje mjaft të lehtë duke klikuar në njërën nga menytë kryesore mund të raportoni Korrupsionin, Kontrabandën e Parregullsi tjera. Qytetarëve u është dhënë mundësia që përmes këtij aplikacioni duke përshkruar rastin, vendndodhjen dhe bashkangjitur provat të bëhen pjesë e parandalimit dhe luftimit të dukurive negative të shoqërisë. 2. Sistemi tjetër mbron qytetarë nga mashtrimet me kilometra gjatë shitjes së veturave. Po ashtu përmes aplikacionit e-Dogana duke dashur të ju ndihmojmë qytetarëve që të mos bien pre e mashtrimeve të ndryshme nga shitës të papërgjegjshëm, u është ofruar mundësia që të bëjnë verifikimin e veturave të zhdoganuara nga data 1 Shtator 2021 e deri më sot. Duke shënuar numrin e shasisë së veturës ju merrni informata rreth detajeve të veturës, kilometrave të kaluara dhe statusin e zhdoganimit. Aplikacionin mund ta shkarkoni në Google Play Store duke kërkuar me emrin eDogana ose klikoni në linkun: https://play.google.com/store/apps/details?id=com.dogana.lajmerodoganen”, thuhet në komunikatë.