Reperi Don Xhoni është goxha aktiv me projekte muzikore, të cilat mirëpriten nga publiku, shkruan lajmi.net.

Artisti tashmë është drejt finalizimit të një kënge të re, e cila pritet që shumë shpejt të dalë në treg dhe ka premisat e hitit.

Kështu ka bërë të ditur vet Don Xhoni me anë të postimit të fundit, me të cilin zbuloi një pjesë të këtij projekti.

“Deri kur?”, mban titullin kënga e re e reperit, e cila është punuar nga producenti Çelik Lipa.

Ndryshe, Don Xhoni aktualisht po e shijon suksesin e këngës “Unë foli i fundit”, e cila u publikua gjatë muajit maj.

Projekti “Unë foli i fundit” deri tani numëron mbi 5 milionë shikime  në YouTube. /Lajmi.net/