Klubi gjerman, Borussia Dortmund planifikon t’i bëjë ofertë të re sulmuesit norvegjez, Erling Haaland, për të mbetur në klub së paku edhe dy sezone.

Haaland ka qenë njëri nga emrat më të përfolur viteve të fundit pasi ka shënuar vazhdimisht dhe klubet më të mëdha evropiane kanë shprehur interesim për transferimin e tij.

Megjithatë, sipas mediumit Sport Bild, Borussia Dortmund po përpiqet të bindë Haalandin të qëndrojë në klub deri në vitin 2023.

Raporti shton se kontrata e Haaland me kompaninë Nike skadon në fund të vitit dhe kompania Puma, marka që e sponsorizon Dortmundin, mund të përpiqet të arrijë një marrëveshje me norvegjezin si pjesë e shtytjes për ta bërë atë të qëndrojë në Bundesliga.

Thuhet se Dortmund është i gatshëm të dyfishojë pagën e Haalandit nëse ai bie dakord të qëndrojë deri në vitin 2023, gjë që do të kërkonte që lojtari të refuzonte të lëvizte diku tjetër nëse dikush paguan klauzolën e tij të lirimit.

Klauzola e thënë prej 75 milionë eurosh bëhet aktive në fund të sezonit aktual.