Pas një pauze një vjeçarë për shkak të situatës me Covid 19-të, në Dubrovnik të Kroacisë po mbahet Kongresi i Mjekësisë Estetike, TAMC 2021, i cili ka nisur me datë 8 dhjetor dhe do të mbyllet sot, këtë të diele vikendi.

Në këtë Kongres tradicional dhe mjaftë të rëndësishëm për Mjeksinë Estetike, Kosova po përfaqësohet nga Dr. Rezana Saraqi.

Doktoresha e mirënjohur përmes faqes së saj në Instagram ka mbajtur të informuar ndjekësit me rrjedhen e kësaj pjesmarrje të një rëndësie të lartë për fushën e saj.

TAMC është një nga kongreset më të mëdha të mjekësisë estetike në mbarë botën, ku marrin pjesë kirurgët dhe injektuesit më të mirë dhe më të njohur botërisht, e mes tyre edhe Dr.Rezana Saraqi, e cila është e njohur për punën e saj të jashtëzakonshme në mjeksi estetike.

Për më shumë detaje, ndiqni në Instagram @dr.rezanasaraqi