Reshjet e mëdha të shiut dhe breshërit që ka rënë ditën e djeshme në pjesë të ndryshme të Komunës së Podujevës, ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në plantacionet dhe të mbjellat e fermerëve llapjanë, njofton kumtesa, transmeton .

Fshatrat më të goditura nga moti i lig janë: Lupçi i Poshtëm dhe i Epërm, Majaci, Popova, Lluzhani, Lluga, Bellopoja etj.

Drejtori i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Fatmir Rudari, Drejtori i Shërbimeve Publike, Mbrojtje dhe Shpëtim, Bahri Selimi bashkë me kryetarin e Komisionit për vlerësimin e dëmeve nga fatkeqësitë natyrore, Kujtim Zhitia, kanë dalë në teren për t’i parë nga afër dëmet e shkaktuara nga reshjet e fundit në fshatrat Lupç, Majac dhe Lluzhan, nga aty u njoftuan edhe nga fermerët për dëmet që u janë shkaktuar atyre në kulturat e tyre bujqësore.

Dëmet që janë shkaktuar në këto fshatra i përfshinë pothuajse shumicën e kulturave bujqësore të mbjellura.

Drejtori i Bujqësisë, Rudari iu bën thirrje të gjithë fermerëve që sa më parë të adresojnë kërkesat e tyre në komunë për kompenzim të dëmit, duke ia bashkangjitur kërkesave fotografitë e plantacioneve dhe sipërfaqen e mbjellur.

Ai premtoi që raportin e plotë të komisionit do ta dërgojë në instancat qendrore dhe do të shfrytëzohet çdo mundësi për të kërkuar kompensimin e dëmeve për dëmet që u janë shkaktuar fermerëve llapjanë./