Në qeverisjen e Lëvizjes Vetëvendosje, prej vitit 2020, Komuna e Podujevës, përkatësisht Drejtoria e Inspektoratit, është udhëhequr nga tre drejtorë, shkruan .

Së fundi, në krye të kësaj drejtorie ishte Besnik Mulliqi. Mirëpo, Mulliqi sot e ka pasur ditën e fundit, ani pse të ngjeshur, si drejtor i Inspektoratit në Podujevë.

Ai është shkarkuar sot nga kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, menjëherë pasi Mulliqi mori një aksion për rrënimin e objekteve pa leje në fshatin Orllan – buzë liqenit të Batllavës.

Këtë vendim s’e ka pritur fare mirë Mulliqi, i cili e ka quajtur të njëjtin si skandaloz, duke shtuar se ka mbrojtur zonën e Batllavës.

“Ju njoftoj që sot pas një aksioni të rrënimeve në fshatin Orllan më saktësisht në zonën e liqenit të Batllavës, kam pranuar në emailin zyrtar vendimin për shkarkim nga ZKA. Pra, shkarkimi ka ndodhur si pasojë e përpjekve të mia të vazhdueshme për t’a mbrojtur atë zonë dhe jo vetëm! Po, është e vërtetë që kemi pasur mospajtime të thella me Kryetarin e komunës së Podujevës, në njërën anë une në mbrojtje të ligjit dhe anën tjetër “Ai” në tentim për të më penguar! Prandaj, me vendim të kryetarit nuk do të vazhdoj të jem Drejtor i Drejtorisë së Inspeksionit, ani pse vendimi për shkarkim është skandaloz”, shkruan ai.

Por, punët në krye të Drejtorisë së Inspektoratit s’i kanë pasur hiç mirë as edhe drejtorët paraprakë.

Lirim nga detyra nga pozita e drejtorit të Drejtorisë së Inspektoratit kishte kërkuar gjatë mandatit të parë të Bulliqit edhe ish-kandidati për kryetar të Komunës së Podujevës, Ajet Potera. Ky i fundit u liruar nga detyra në prill të vitit 2021.

Në një reagim në faqen zyrtare të Komunës së Podujevës ishte bërë e ditur se Potera, siç citohej në reagim, ishte liruar për shkak të angazhimeve të tjera. Në vend të tij ishte emëruar Bedri Maçastena, i cili e çoi deri në fund në krye të kësaj drejtorie – deri në zgjedhjet e fundit lokale.

ka mësuar se Bulliqi ka pasur mospajtime edhe me Poterën dhe Maçastenën në kohën kur këta të dy ishin drejtorë.

Cilët drejtorë tjerë dhanë dorëheqje?                                                            

Në mandatin e parë të Bulliqit në krye të Podujevës dha dorëheqje edhe Egzona Mustafa nga drejtohesha e Shëndetësisë.

Kurse, në prill të këtij viti edhe Bahrije Shatrolli–Mehmti ka pati dhënë dorëheqje nga pozita e drejtoreshës për Pronë, Kadastër dhe Gjeodezi./