Lajm i pabesueshëm nga merkato për Sampdoria-n, ku një protagonist i mesfushës duket se kërkohet nga Manchester City. Edhe pse nuk ka akoma asnjë negociatë mes klubeve, zërat kanë filluar të qarkullojnë.

Sipas së përditshmes italiane La Repubblica, Morten Thorsby duket se ka përfunduar në shënjestrën e fituesve të fundit të kampionatit anglez.

Manchester City mësohet të jetë i interesuar për mesfushorin e Sampdoria-s me kërkesë të drejtpërdrejtë të Erling Haaland, shoku i tij i skuadrës te kombëtarja e Norvegjisë.

Thorsby duket se është vënë në shënjestër nga Pep Guardiola dhe ka si sponsor blerjen e madhe të Qytetarëve, ish-sulmuesin e Borussia Dortmund.

Mbetet për të kuptuar nëse do të ketë diçka më shumë përveç zërave. E sigurt është se nëse do të ketë diçka konkrete, Sampdoria mund të humbasë një nga lojtarët më të mirë të ekipit.