Krahas angazhimeve të shumta në muzikë, Dua Lipa është shumë e fokusuar edhe në fushën e biznesit, shkruan lajmi.net.

Këngëtarja, së fundi ka realizuar kampanjën e re me bashkëpunëtorin e saj prej kohësh “YSL Beauty”.

Ajo pozoi për t’i reklamuar aromat e reja të “Libre”, ndërsa erdhi atraktive e veshur në kostum të zi e flokë të lëshuara.

Fotografitë në fjalë janë realizuara nga fotografi Nabil, kurse Dua shfaqet vetëm me xhaketë, pa reçipeta.

Kujtojmë se Dua Lipa po e shijon suksesin e albumit “Future Nostalgia”, kurse nuk e ka ndalur punën për këngë të reja. /Lajmi.net/