Kampionatet në të gjithë Europën janë ndalur për t’i lënë vend Botërorit që në muajin e ardhshëm do të pushtojë vëmendjen e botës së futbollit. Klubet e mëdha, megjithatë, tashmë po lëvizin në drejtimin se cilat do të jenë goditjet e ardhshme të merkatos duke filluar nga janari.

Megjithatë, në funksion të verës, Juventus-i dhe Milan-i rrezikojnë të shohin ëndrrën të zbehet, i cili tashmë ka përfunduar edhe në syrin e dy klubeve më të mira.

Bëhet fjalë për Real Madrid-in dhe Liverpool-in që kërkojnë si zakonisht përforcimet më të mira për Ancelotti-n dhe Klopp për sezonin e ardhshëm.

Dhe emri i nxehtë mund të jetë ai i Nico Williams, talenti i padiskutueshëm i Athetic Bilbao, i cili tashmë ka përfunduar në shënjestrën e Milan-it dhe Juventus-it në javët e fundit.

Anësori spanjoll i lindur në vitin 2002, me kontratë edhe për një vit e gjysmë, do të ishte përforcimi ideal për Reds duke pasur parasysh kontrata afër skadencës të Naby Keita, Oxlade-Chamberlain dhe Firmino, siç raporton Don Balon.

Megjithatë, Real Madrid ka vendosur të hyjë në garë për 20-vjeçarin që tashmë i ka çmendur të gjithë në Spanjë: vendi i Asensio-s mund të jetë i Williams.

Pas interesit për Mudryk të vlerësuar në 100 milionë euro, Los Blancos mund të përshpejtojnë hapat për xhevahirin e Athletic Bilbaos (që shpreson ende për një rinovim para qershorit) duke lënë mbrapa jo vetëm Liverpool-in, por edhe Milan-in dhe Juventus-in.

Nico Williams ka luajtur 15 ndeshje në të gjitha kompeticionet në këtë sezon duke shënuar 4 gola dhe duke dhënë 4 asiste mes Kupës së Mbretit dhe kampionatit spanjoll.