Legjenda e Chelsea-t, Dider Drogba, ka këshilluar Mohamed Salah të largohet nga Liverpool dhe të kthehet në Stamford Brdge.

Drogba dhe ylli i Liverpool kanë qenë shokë skuadre te Chelsea në 2014-ën.

“Unë jam egoist, do t’i them Salah të largohet nga Liverpool dhe të kthehet te Chelsea”, ka thënë Drogba duke qeshur për al-Axis TV.

“Mendimi është se Salah do të mbetet më i mirë, nuk ka rëndësi nëse qëndron te Liverpool-i ose largohet.

“Çdo skuadër do të ishte më e mirë me të sepse ai e kupton atë që po bën, është i aftë për të shënuar dhe krijuar raste për gol, e vetmja gjë që i duhet është besimi i trajnerit.

“Nuk e di çfarë vendimi do të marrë. Është vendimi i tij, por kudo që të shkojë unë do të jem një fans i tij”.