13:59 | 17 Nentor 2021

13:59 | 17 Nentor 2021

Ushtruesja e detyrës së kryshefes Ekzekutive të Postës së Kosovës, Fakete Kadiu, ka mbajtur konferencë për medie, me ç’rast tha se pasqyrat financiare për vitin 2020 janë 14 për qind më pak, apo 2 milionë euro më pak të hyra.

Tutje ajo tha se në këtë periudhë kanë punuar me staf esencial për shkak të pandemisë.

“Sa i përket pasqyrave financiare të vitit 2020, sikurse edhe plot ndërmarrje tjera edhe Posta e Kosovës ka operuar me një rezultat financiar minus 14 për qind, ku kemi funksionuar me staf esencial për shkak të pandemisë. Rënie në të hyrave kemi afro 2 milionë euro”, tha ajo.

Tutje, ajo ka thënë se sfidë tjetër është edhe alokimi i pagave për punëtorët, ngase 80% e të hyrave shkojnë për këtë kategori.

“Ne ballafaqohemi me alokim të pagave për punëtorët, ku në kategorinë e pagave i kemi 80 për qind të të hyrave, kemi edhe problem me pagesat e operatorëve ekonomik të cilët na furnizojnë me materliale të domosdoshme të operimit, por kemi edhe pamundësinë e inkasimit universal postar për të cilën gjë jemi duke e diskutuar me ministrinë të linjës, sesi të gjendet zgjidhja për mbulimin e shpenzimeve të cilët nuk janë kompensuar që nga viti 2012”, u shpreh ajo.