Këto ditë po flitet për të ardhmen e Cristiano Ronaldos. Asi portugez nuk duket i lumtur që duhet të luajë Europa League me Manchester United dhe as ardhja e një trajneri me ide sulmuese si Ten Hag nuk duket se e bën atë të heqë dorë nga dëshira për t’u larguar.

Opsioni më i dashur për tifozët e Serisë A sigurisht që do të ishte zbarkimi në një shesh me një zemër të madhe si Roma. Ka pengesa në marrëveshje, mes të gjithave pikërisht mungesa e prezencës në kompeticionin më të mirë europian, por siç raporton ‘Calcioomercato.it’, Mourinho nuk e ka hedhur poshtë plotësisht hipotezën.

Një tjetër alternativë e çmendur e nisur ditët e fundit do të ishte një rikthim i bujshëm te Juventusi. Propozimi do të kishte ardhur nga Jorge Mendes, por edhe në këtë rrethanë duket se po flasim më shumë për një sugjerim se çdo gjë tjetër.

Gazeta spanjolle ‘As’ po hedh një hipotezë të re, sipas së cilës Ronaldo mund të bëhet trashëgimtari i Robert Lewandowskit. Lajmi, të paktën në letër, ka një bazë: Bayern Munich po kërkon diçka që u garanton atyre një kërcim të menjëhershëm në cilësi dhe roli numër 9 i polakut, sado atipik, mund t’i përshtatet kampionit me numrin 7.

Bavarezët do të formonin një sulm yjor, të ndihmuar nga shpejtësia e Coman dhe Sane, cilësia e Gnabry dhe inteligjenca taktike e Muller. Ronaldo mund të tentojë kështu sulmin e fundit në Champions League, me synimin për të arritur rekordmenin Gento me gjashtë trofe.

Zgjidhja më e fundit, e përmendur nga Massimo Franchi në CMIT TV, ka të bëjë me PSG-në. Sidomos në rastin e lamtumirës së Neymar-it, Al-Khelaifi mund të mendojë të bashkojë dualizmin historik në të njëjtin ekip, duke shtuar edhe Mbappen që të ketë ndoshta një nga treshet më të fortë në histori në dorën e tij. E ardhmja e Ronaldos mbetet një enigmë: në javët e ardhshme do të shohim se çfarë lëviz rreth pesë herë Topit të Artë.