David Luiz te gjiganti italian.

Mbrojtësi i Arsenalit, David Luiz mund ta vazhdojë karrierën në Itali, pasiqë nuk ka arritur marrëveshje me Topçinjtë për rinovimin e kontratës.

Brazilianit i skadon kontrata me 30 Qershor dhe sipas të gjitha gjasave do të largohet nga Emirates me parametra zero.

Calcio Mercato, raporton se Luiz ka përfunduar në shënjestrën e Milanit. Rosonerët e shohin 34-vjeçarin si zëvendësuesin e Romagnolit, i cili pritet të largohet nga San Siro.

Luiz është i gatshëm të transferohet në San Siro, mirëpo do të duhet të heq dorë nga paga e tij prej 5 milionë eurove, të cilën e përfiton te Arsenali.