Christian Eriksen është gati të firmosë kontratën e tij të re, me një skuadër të Premier League”!!!

Lajmin e bujshëm e ka dhënë sot e përditshmja e njohur “The Times”, pa bërë me dije emrin e skuadrës me të cilën do të firmosë mesfushori danez.

Lojtari, pasi arriti marrëveshjen me Interin, për t’u larguar nga skuadra zikaltër, është një futbollist i lirë. Pak muaj më parë, gjatë Europianit, ai pati probleme kardiake në zemër, që e detyruan të tërhiqej nga futbolli.

Gjithsesi, 7 muaj pas atij momenti tragjik në fushë në “Euro 2020”, Eriksen mund të rikthehet të luajë dhe këtë gjë mund ta bëjë sërish në Premier League, ku më parë është aktivizuar me Tottenham.