Ka shumë protagonistë të botës së futbollit që e duan golfin. Është Marco van Basten, i cili pasi ka varur këpucët në gozhdë ka vazhduar me fushat e blerta, duke e shkëmbyer topin me shkopinj dhe topa më të vegjël.

Pastaj është Gareth Bale, prioritetet e të cilit kanë qenë prej kohësh… Uellsi, golfi dhe më pas, ndoshta, Real Madrid. Por një tjetër nga emrat e rëndësishëm të futbollit që adhuron golfin është Pep Guardiola.

Në një bisedë në kanalin Tubes & Ange Golf Life në Youtube, trajneri katalanas shpjegoi se çfarë e magjeps kaq shumë nga ky sport. Përveç shpjegimit se çfarë lidhje ka golfi me titullin e tij të parë të fituar në Premier League, atë të sezonit 2017/18.

Guardiola e Fleetwood

Një kampionat i jetuar së bashku me … Tommy Fleetwood, lojtar golfi anglez dhe protagonist i madh i Kupës Ryder 2018 së bashku me Francesco Molinari.

Guardiola shpjegoi se kur City fitoi matematikisht titullin pesë javë para fundit të kampionatit më herët, ai ka qenë pikërisht me Fleetwood.

“Ditën e titullit tonë të parë isha me Tommy-n. Kishim luajtur së bashku dhe ishim në barin e klubit, duke ngrënë patatina dhe duke pirë birrë. Filluam ta shikonim ndeshjen në TV, ok, 0-0, 0-0 … “.

Më pas West Bromwich ka mundur në befasish Unitedi e Mourinho-s dhe erdhi koha për të festuar. “Isha në makinë kur kuptova se West Bromwich kishte fituar dhe se ne ishim kampionë”. Dhe Fleetwood do të ketë festuar gjithashtu, të paktën nga miqësia, duke parë se ai është tifoz i Everton-it.

Sport pa arbitra

Pep nuk është i vetmi adhurues i golfit në mjedisin e tij dhe ai ka arsyet e tij për ta vlerësuar shumë këtë sport. Dhe mbi të gjitha kryesorja mund të të bëjë vetëm të buzëqeshësh…

“Unë e dua golfin sepse nuk ka arbitra! Dhe është sporti më i drejtë nga të gjithë, të gjithë fillojnë dhe mbarojnë në të njëjtin pozicion. Sa më pak goditje të bëni, aq më shumë fitoni.

“Nuk ka justifikime, nëse je më i miri fiton. Dhe nuk ka njerëz të tjerë, në fushë apo jashtë. Kjo është e bukur, është perfekte. Sepse në sport nuk ka fat”.

Me pak fjalë, pa gjyqtarë përreth, Guardiola ndihet dukshëm më i qetë. Por do të jetë më mirë të mos ua shpjegojmë gjyqtarëve të Premier League, të cilët mund të mos e marrin shumë mirë…