Lyon është i gatshëm ta lërë Bruno Guimaraes të largohet me huazim, por me një kusht.

Për mesfushorin interesohen Arsenal-i, Juventus-i dhe shumë skuadra të tjera në Europë.

Sipas GFFN, Lyon nuk e përjashton mundësinë e huazimit të Guimaraes në janar, por kërkon garanci për blerjen e lojtarit në verë.

Nëse Arsenal-i dhe Juventus-i do të përfshijnë në marrëveshje detyrimin e blerjes së lojtarit për 44 milionë euro, marrëveshja është e mundur.