Në një periudhë kur pritej që presidenti Laporta të lajmëronte përforcimin më të ri, duket se gjërat nuk do të jenë aq të thjeshta.

Kështu raporton Mundo Deportivo e cila ka shkruar që Juventusi është rikthyer fuqishëm në garën për të siguruar shërbimet e Memphis Depay dhe pritet shumë shpejt arritja e marrëveshjes.

Zonja e Vjetër i ka ofruar sulmuesit holandez një pagë prej më shumë se 3 milionë eurosh në sezon, shumë të cilën Barcelona nuk është e gatshme ta ofrojë.

Tashmë gjithçka është në duart e holandezit i cili ka shumë mundësi të zgjedhë skuadrën nga Torino për shkak të përfitimeve financiare.