Pak para fillimit të ndeshjes kundër Chelsea në supersfiden e Premier League, Liverpool njoftoi tre perjashtime big për shkak të pozitivitetit të Covid.

Reds, pa Jurgen Klopp qe eshte infektuar me koronavirus, humb gjithashtu Alisson në portë, Joel Matip në mbrojtje dhe Roberto Firmino në sulm.

Të tre lojtarët rezultuan pozitivë në testin e të dyshuarve dhe tani janë të izoluar dhe në pritje të një testi të ri.

Njoftimi ka ardhur përmes llogarisë zyrtare të klubit.

Sakaq, trajneri i Chelseat, Thomas Tuchel, i intervistuar nga Sky Sports, flet për rastin e Romelu Lukakut, i lënë jashtë skuadrës për ndeshjen e madhe me Liverpool-in pas intervistës së fundit në të cilën ai deklaroi se ishte penduar që u largua nga Interi në verë:

“Gjëja u bë shumë e madhe dhe shumë i zhurmshme, veçanërisht afër ndeshjes. Kështu që vendosa të mbroj përgatitjet për ndeshjen dhe kjo është arsyeja pse Romelu mbeti jashtë skuadrës”.

Formacionet zyrtare

Chelsea (3-4-3): Mendy; Chalobah, Thiago Silva, Rudiger; Azpilicueta, Kante, Kovacic, Alonso; Mount, Havertz, Pulisic.

Liverpool (4-3-3): Kelleher; Alexander-Arnold, Konate, Van Dijk, Tsimikas; Fabinho, Henderson, Milner; Salah, Jota, Mane.