Të gjithë pyesin se cila do të jetë e ardhmja e sulmuesit Harry Kane, pyetje e cila i është bërë edhe trajnerit të Tottenham, Antonio Conte. Kontrata aktuale e sulmuesit 29-vjeçar skadon pas një viti, ndaj ekipet “big” në Europë janë hedhur në sulm për ta marrë edhe pse do të duhet të paguajnë mbi 100 milionë euro.

Për të ardhmen e tij duhet të përgjigjet klubi. Unë mendoj se klubi dëshiron që ta ketë Harry Kane pjesë të tij përgjatë gjithë karrierës së tij, pasi Kane është i lidhur me këtë skuadër”, u shpreh Antonio Conte.

Për mendimin tim, kur ke një sulmues të këtij niveli, një futbollist të nivelit botëror, nuk dëshiron që ai të largohet. Gjithsesi, të gjithë e dimë se si është futbolli, ndonjëherë i paparashikueshëm”, tha Conte.

Ky është një vendim që do t’i takojë tërësisht Tottenham dhe Harry. Jam i sigurt se ata do të gjejnë një zgjidhje për të mirën e të gjithëve”, tha trajneri italian, që gjithashtu është i paqartë për të ardhmen e tij, pasi i skadon kontrata me Spurs në fund të sezonit.