Lori Hoxha është një nga blogeret më të ndjekura në Shqipëri dhe shumë vajza drejtohen tek ajo nëse u duhet të marrin këshilla rreth modës e trendeve të bukurisë.

Shpesh ajo ju lë hapësirë ndjekësve të saj në rrjete sociale për ta pyetur rreth gjithçkaje që duan të mësojnë dhe kurioziteti është gjithmonë shumë i madh.

Kësaj radhe ajo publikoi foto në rrjetin e saj social në Instagram ku përveç komenteve pozitive, vëmendjen e saj e ka marrë një komentuese, e cila i ka shkruar se ka shumë hialuronik në fytyrë.

“Ndalo të lutem, ka shumë hialuronik në fytyrën tënde”- shkruhet në koment teksa Lori i është përgjigjur:

“Realisht mendoj se çfarë të bën të mendosh se ke të drejtë t’i thuash dikujt se çfarë të bëjë ose mos të bëjë me fytyrën e tij. Do doja të isha në seancat e tua të terapisë dhe ta zbuloja”.

Lori Hoxha është një nga ato personazhe që shpesh ka treguar se jeta e saj është shumë më ndryshe nga ajo çfarë shfaq në rrjete sociale. Ajo ka rrëfyer prej kohësh se ka probleme me shëndetin mendor, sidomos me ankthin dhe atakët e panikut.

Më herët, blogerja tregoi se po kalon një periudhë të tillë mjaft të vështirë për shkak të ankthit. Gjatë një bisede virtuale dikush është interesuar dhe e ka pyetur se çfarë ndjen kur kalon kriza ankthi.

“Më duket sikur nuk jam prezente, sikur jam në ëndërr. Kam dhimbje kokë, dridhje trupi, lodhje ekstreme, nuk mund të përqëndrohem etj. Nuk mund ta heq qafe realisht”, ka treguar Lori.