Rinovimi i kontratës për Julian Alvarez, që do të nënshkruhet këtë të mërkurë, nuk do të thotë se ai nuk mund të largohet në mes të vitit Manchester City e vlerëson shumë lojtarin, por situata do të varet kryesisht nga sasia e minutave që ai merr në fushë…
Julián Álvarez do të nënshkruajë këtë të mërkurë rinovimin e kontratës deri në qershor 2028. Ai sapo ka mbyllur akordin pas një takimi mes agjentit të tij dhe bordit të Manchester City. Kontrata e re përfshin një rritje të konsiderueshme rroge pas Kupës së tij të madhe botërore…
Ne fakt, ne Angli thuhet se pikerisht kjo klauzole ishte vendosur perpara se ai te transferohej nga Argjentina te Manchester City per 21 mln euro teksa protagonizmi ne Katar ka bere qe klauzola te zbatohet.
🚨Julián Álvarez firmará este miércoles la renovación de contrato hasta junio de 2028.
*️⃣Acaba de cerrarse después de una reunión entre su agente y la directiva del Manchester City. El vínculo nuevo incluye un importante aumento salarial después de su gran Mundial. pic.twitter.com/8SVSix5ogN— César Luis Merlo (@CLMerlo) March 13, 2023
Sulmuesi 22-vjeçar iu bashkua Citizens nga River Plate në janar 2022 dhe u kthye menjëherë në klubin e tij të fëmijërisë në formë huazimi përpara se të lidhej me skuadrën e Pep Guardiolës verën e kaluar.
Pas ardhjes verore të Erling Braut Haaland, Alvarez i është dashur të kënaqet me një rol periferik në ekipin e parë të Cityt deri më tani këtë sezon, duke nisur vetëm 14 nga 31 paraqitjet e tij në të gjitha garat.
Megjithatë, sulmuesi ka kontribuar ende me 10 gola dhe tre asistime këtë sezon, duke shënuar të paktën një herë në Premier League, Champions League, FA Cup, EFL Cup dhe Community Shield.
Alvarez ishte një nga yjet e parë në Kupën e Botës 2022 me Argjentinën fituese, duke shënuar katër gola dhe një asistim në shtatë ndeshje, duke përfshirë një dygolësh në fitoren 3-0 gjysmëfinale ndaj Kroacisë.