Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të së hënës. Një vajzë 11-vjeçare ka vdekur si pasojë e një zjarrit në një banesë në rrugën “Yll Morina”, në Gjakovë.

Për Express, lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

Ai njoftoi se rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes” dhe “Zjarrvënie”, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

“Me datë 20.06.2022 rreth orës 01:37, Stacioni Policor-Gjakovë ka pranuar informatë për një zjarr që kishte përfshire një banesë në rrugën “Yll Morina” në Gjakovë. Patrulla policore ka konfirmuar zjarrin ku ishte duke u djegur një banesë në një bllok banesor. Zjarrfikësit kanë dalë në vend e ngjarjes dhe është bërë evakuimi i banorëve. Në banesën në fjalë pas shuarjes së zjarrit është gjendur trupi i viktimës femër/kosovare lindur në vitin 2011 për të cilën ekipi mjekësore ka konstatuar vdekjen e saj. Njësitet relevante të policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes si dhe është njoftuar Prokurori i Shtetit me rekomandimin e të cilët është iniciuar rast “Hetim i Vdekjes” dhe “Zjarrvenje”. Trupi i pa jetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.”