Një burrë në Lipjan është arrestuar për dhunë në familje.

Pas arrestimit gruaja dhe dy fëmijët janë dërguar në strehimore.

Lajmi është bërë i ditur nga Policia e Kosovës.

“Lipjan, 10.10.2021 – 12:20. Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij femër kosovare. Viktima me dy fëmijët e saj janë dërguar në strehimore ndërsa i dyshuari me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, ka njoftuar Policia.