Një sezon i keq mund t’i ndodhë çdo skuadre në futboll, edhe ekipeve më të mëdha. Problemi është kur vështirësitë zgjasin një dekadë.

Premier League ka dhënë një verdikt të ri dhe ka thënë se sezoni i Manchester United është aboslutisht një dështim. Lojtarët e Rangnick nuk do të kualifikohen në Champions League pas humbjes 4-0 të pësuar në fushën e Brighton-it të shtunën.

Një rezultat që, edhe në një sezon të nisur keq dhe të mbyllur akoma më keq, nuk mund të mos i tërbojë tifozët e Manchester United. Një gjë është të pësosh katër gola nga Liverpool-i, një tjetër nga Brighton-i.

Kjo është arsyeja pse tifozët janë të tërbuar. Dhe mes tyre është edhe një që nuk është e këshillueshme ta zemërosh: ish-kampioni i botës në boks, Tyson Fury.

Manchester United fan Tyson Fury reacts to their 4-0 defeat at Brighton…

[🎥 @Tyson_Fury] pic.twitter.com/lcJkgKWyto

— Michael Benson (@MichaelBensonn) May 7, 2022

Fury, i cili sapo e ka mbyllur karrierën duke fituar në Wembley kundër Dillian Whyte, ka lindur në Manchester dhe është një tioz i madh i United. Dhe në këtë sezon nuk i ka kursyer kritikat, duke përfshirë edhe atë të disa javëve më parë, në të cilën e ka përkufizuar ekipin si skandaloz.

Por, duke parë se e keqja duket se nuk ka fund për United, ka ardhur edhe disfata kundër Brighton-it dhe Fury, nëpërmjet profilit të tij në Instagram, ka dashur t’u japë një këshillë skuadrës së zemrës: atë që ta ndjekin në pension.

“E dini çfarë ju them? Ta harrojmë tërheqjen e Gipsy King, të flasim për Manchester United. Nuk mendoni se duhet të tërhiqen edhe ata?”, ka qenë pyetja e Fury.