Mëngjesin e sotëm, Einxhel Shkira dhe Dj Dagz kanë diskutuar për herë të parë pas puthjes që ndodhi midis tyre.

Ata kanë biseduar në oborr pranë njeri-tjetrit duke shëmbyer pak fjalë, duke nënkuptuar kështu edhe gjendjen dhe emocionet e tyre pasi shkëmbyen përkëdhelje dhe përqafime.

“A je okej?”- ka pyetur Arbri Einxhelin.

“Çka… jo dhe aq.”- u përgjigj ajo pas disa sekondave heshtjeje.

“Jo dhe aq jam edhe unë po…”-shtoi Dj Dagz duke nënqeshur. “Nuk ndihem mirë nëse ti po ndihesh keq.”

Rikujtojmë se Einxhel zhvilloi një bisedë me Beniadën ditën e sotme, ku iu shpreh lidhur me ndjesitë e saj pas puthjes me Dj-in e njohur. Ajo u shpreh se mund të kishte ndodhur ndryshe dhe se puthja ishte pasojë e gjendjes së saj të dehur.

“Isha tapë, shumë e lodhur dhe e mërzitur. Nuk duhej të ndodhte, kishim rënë dakord që s’do e bënim kurrë. Nuk duhej fare të ndodhte. Bëhem shumë e dashur kur pi alkool dhe kjo nuk është fare gjë e mirë”, –u shpreh ajo.

Ndërkohë, mikja e saj u mundua ta ngushëllonte e ta këshillontë mdoeratoren duke i thënë se nuk ka pse ta marrë aq seriozisht faktin që i dhuroi një puthje djalit që pëlqen.