Eksperti amerikan për Ballkanin, Alon Ben Meir, ka dalë në përkrahje të Republikës së Kosovës lidhur me kërkimin e informatave shtesë për projektin e gazësjellësit.

Alon Ben Meir përmes një cicërrime në “Tëitter” ka thënë se mbështet këtë vendim të Kosovës.

“Unë mbështes vendimin e Kosovës për të kërkuar informacion shtesë mbi projektin e infrastrukturës të mbështetur [email protected] që do ta lidhë Kosovën me gazsjellësin ekzistues me Maqedoninë e Veriut. Kosova duhet të vlerësojë projektet e jashtme dhe ndikimin e tyre”, shkroi ai.

Ndryshe, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se është në kntakt të vazhdueshëm me MCC për këtë projekt.

“Nuk janë të vërteta akuzat, ne jemi në kontakt me MCC, gjithashtu jemi duke diskutuar se si është më së miri në këtë fazë të përdorim fondet të cilat do të na ndihmojnë për politikat tona energjetike. Pra nëse kemi thënë që na duhen më shumë informacion dhe studime, kjo nuk do të thotë se kemi refuzuar por do të thotë që jemi të përgjegjshëm, fondet amerikane janë të mirëseardhura e të dëshiruara por edhe do të shfrytëzohen nga Qeveria jonë”, pati thënë Kurti.

Kurse, kostoja e lartë për ndërtimin e infrastrukturës së gazit dhe një termocentrali me gaz dhe shtrenjtimi i energjisë elektrike janë vetëm disa nga arsyet që i ka theksuar, ministrja e Ekonomisë në Kosovë, Artane Rizvanolli, sa i takon mos çuarjes përpara të projektit të gazjellësit.

I support Kosovo’s decision to ask for additional information on infrastructure project supported by @MCCgov that would link Kosovo to existing gas pipeline w/ North Macedonia. Kosovo should evaluate outside projects & their impact, esp. when countries may have ulterior motives. pic.twitter.com/Q7jLLZYYVF

— AlonBenMeir (@AlonBenMeir) October 6, 2021