Analisti dhe gazetari Enver Robelli ka reaguar për aksidentin tragjik me 45 të vdekur në Bullgari, i cili tronditi gjithë Ballkanin.

Në një postim në Facebook, ai ngre dyshime mbi ngjarjen e rëndë, duke shkruar: “A janë rastësi këto tragjedi”? Më tej ai ka përmendur edhe aksidentin në Kroaci, ku humbën jetën 10 shtetas shqiptarë, si dhe djegien e spitali Covid në Tetovë.

“Këto tragjedi nuk janë të rastësishme. Rreth 50 të vdekur në një aksident autobusi në Bullgari, me gjasë shumica shqiptarë. Dhe shtrohet pyetja: a është rastësi edhe kjo fatkeqësi? A ishte rastësi aksidenti në Kroaci gjatë verës, ku vdiqën 10 shqiptarë? A ishte rastësi djegia e spitalit të Covid-19 në Tetovë?”, shkruan Robelli.