Erdhi lajmi i madh: Inter rinovon me 3 yjet e skuadrës!

erdhi-lajmi-i-madh:-inter-rinovon-me-3-yjet-e-skuadres!

Interi është duke punuar në kontratat e lojtarëve, duke mos e rrezikuar të ardhmen.

Nerazzurët janë duke punuar aktualisht në rinovimin e marrëveshjes me mesfushorin Nicolo Barellan.

Sipas raportimeve të Calciomercato, mesfushori ka nënshkruar tashmë kontratë deri në vitin 2024, por i kishte premtuar se do e përmirësonte pagën e tij.

Në anën tjetër, është vetëm çështje javësh kur do të njoftohet se Lautaro Martinez gjithashtu e ka rinovuar kontratën.

Marrëveshja është arritur qysh prej muajit shtator dhe ajo do të nënshkruhet deri në vitin 2026.

Në bisedime për rinovim kontrate është edhe Marcelo Brozovic që pritet ta vë nënshkrimin në letër pas ndeshjeve me kombëtare kroate.

Kontakti: [email protected]