Kemi hyrë në javën më deçizive sa i përket dy prej futbollistëve më të mëdhenj që janë në merkaton e kësaj vere.

Juventus dhe Barcelona gjatë kësaj jave pritet që të intensifikojnë negociatat në mes vete për të arritur padyshim shkëmbimin më spektakolar të këtij viti.

Bëhet fjalë për Paulo Dybalan e Juventusit dhe Antoine Griezmann të Barcelonës, që të dy nuk kanë arritur ‘paqen’ me skuadrat e tyre aktuale dhe po kërkojnë një aventurë të re.

Gjithçka varet nga dy skuadrat pasi futbollistët kanë deklaruar hapur që i gjithë problemi qëndron tek aspekti financiar.

Barcelona dhe Juventus priten që të largojnë disa futbollistë nga skuadra kështu që një shkëmbim i tillë është shumë lehtë i arritshëm këtë verë.