Gjatë një interviste të dhënë për L’Equipe, Patrice Evra foli edhe për Paul Pogba, duke dhënë lajme të rëndësishme për të ardhmen e mesfushorit të Manchester United, të cilit i skadon kontrata në fund të sezonit. Sipas ish-mbrojtësit të krahut, Pogba vështirë se do të rinovojë:

“Situata është e ndërlikuar. Paul nuk ndihet i dashuruar në Angli, veçanërisht nga ish-lojtarët. Shumë argumentojnë se ai mund të bënte më shumë, por ajo që unë shoh është kryesisht një kritizëm i tepruar ndaj gjërave si prerja e flokëve apo rrobat e tij. Thuajse duket sikur njerëzit mezi presin t’i thonë: kur do të thyesh qafën. Kur luan me kombëtaren franceze është top-lojtar, më pas, kur të kthehet në Manchester fillojnë sërish problemet”.