Deputetët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, kanë zhvilluar një aksion simbolik në lidhje me mungesën e liberalizimit të vizave për kosovarët.

“Evropë ku janë vizat” “Evropë deri kur më”, janë dy pankarta që deputetët e AAK-së, Pal Lekaj dhe Besnik Tahiri i vendosën në foltoren e Kuvendit.

Ndryshe, Presidentja Vjosa Osmani pas takimit BE-Ballkani Perëndimor ka thënë se ka pasë deklarata mbështetëse për liberalizimin e vizave për Kosovën, megjithatë duhen hapa konkretë për këtë çështje.

“Kemi dëgjuar shumë deklarata përkrahëse për Kosovën. Së pari, për perspektivën europiane të saj, së dyti për liberalizimin e vizave dhe e treta për rreshtimin e plotë të Kosovës me BE-në sa i përket sanksioneve ndaj Rusisë. Duhet të shkojmë tash nga fjalët në veprime. Na duhen hapa konkretë përveç thjesht deklaratave. Duhet të merret vendimi për liberalizim të vizave”.

Osmani tha se deklaratat duhet të kthehen në veprime konkrete e të votohet në nivel të këshillit të ministrave për liberalizim.

“Kanë qenë deklarata më pozitive që kemi dëgjuar deri më tash për liberalizim, përfshirë edhe nga shtetet që kanë qenë hezituese në të kaluarën kanë shfaqur mbështetje sot dhe kërkuan progres në këtë drejtim”, tha Osmani pas samitit