Tragjedia e kobshme ku humbën jetën 46 bashkëkombës tanë teksa po ktheheshin në Maqedoni nga Turqia na tronditi të gjithëve.

Nga kjo tragjedi është prekur direkt këngëtarja e njohur Ganimete Abazi.

Familja që u shua në tërësi kanë qenë të afërm të saj.

Kryefamiljari Avni Ahmeti që humbi jetën me gruan dhe dy djemtë binjakë ka qenë djali i tezës së këngëtares së mirënjohur.

Ajo ka ndarë dhimbjen me ndjekësit në rrjete sociale duke u shprehur:

“Dhimbje,trishtim,lot!

Se kam mendu që kështu do ikni!

Sa të vështirë e kam tani me ardhë në Shkup e mos me ju taku!

Të pata djalë teze,por të deshta si vëlla o Avni

Do të na mungoni shumë!

Pushoni në parajsë engjujt e mi”

Ngushëllime Ganes dhë të gjithë familjeve të prekura nga kjo tragjedi tërësisht e papërshkrueshme.