Benjamin Mendy, ndaj të cilit rëndojnë shtatë akuza për përdhunim, i kaloi Krishtlindjet në një nga burgjet më të ashpra dhe më të këqija në Britaninë e Madhe, raporton “The Sun”. Futbollisti, i pezulluar nga Manchester City gushtin e kaluar, u transferua më 23 dhjetor nga burgu “HM Prison Altcourse” (Kategoria B) i Liverpool në burgun e sigurisë maksimale “Strangeways”, që ndodhet në veri të Manchesterit.

Zyrtarisht, ky burg është inauguruar në vitin 1868, është i kategorisë A, sepse aty strehohen të burgosur, ikja e të cilëve konsiderohet e rrezikshme dhe në qelitë e tyre janë burgosur, ndër të tjera, futbollisti Joey Barton dhe vrasësi serial Harold Shipman.

Ndryshimi erdhi vetëm një ditë pasi u ngrit një akuzë e shtatë për përdhunim kundër lojtarit francez dhe tabloidi britanik zbulon se i bashkëpandehuri i tij, Louis Saha Matturie, gjithashtu u transferua në të njëjtin vend, në të njëjtën ditë. Masa vjen për shkak se rasti ka pasoja të tilla në media dhe përfshin një fytyrë kaq popullore, saqë kanë frikë se mund të kërcënohet siguria e Mendy.