Darwin Nunez është tallur në mënyrë të pamëshirshme si një “Andy Carroll modern”. Kjo pasi u shfaq një video që tregon yllin e Liverpool-it duke bërë një goditje shumë të shëmtuar në stërvitje.

Nunez, 23 vjeç, aktualisht është i grumbulluar me Uruguain. Amerikano-jugorët përballen me Iranin dhe Kanadanë në miqësoret këtë muaj. Dhe më pas ata do të nisin aventurën e tyre në Kupën e Botës kundër Koresë së Jugut në nëntor.

Nunez, i cili ka realizuar dy gola në 11 ndeshje me Uruguain, pritet të jetë një lojtar kyç. Por ai mund t’i ketë shkaktuar dhimbje koke trajnerit Diego Alonso pas një paraqitje katastrofë në stërvitje.

Në një dyluftim me një shok të skuadrës për një top të lirë, Nunez fillimisht e shtyu shokun e tij në tokë duke shkaktuar një faull të qartë. Sulmuesi më pas iu drejtua portës përpara se të bënte një gjuajtje.

Darwin Nunez is not a real person 😭😭😭😭 pic.twitter.com/KApDh9doUN

— Barstool Football (@StoolFootball) September 20, 2022

Sidoqoftë, përpjekja e Nunez ishte e tmerrshme, me topin që pati një trajektore të çuditshme dhe pothuajse goditi flamurin e këndit.

Tifozët nuk mund t’u besonin syve të tyre pasi 100 milionëshi i Liverpool-it dhuroi një goditje të denjë për futbollin amator.

Nunez ka shënuar vetëm një gol në tre ndeshje ta kampionatit që nga transferimi i tij nga Benfica. Ata shkuan në Twitter për të thënë se Nunez u kujtonte atyre një ish-blerje tjetër të madhe të Të Kuqve.

Një tifoz ka shkruar: “Andy Carroll modern”. Një tjetër tha: “A e shikuan mirë vëzhguesit e Liverpool-it përpara se ta merrnin?”. Njëri vuri në dukje: “Vetëm ji i sinqertë, është një shaka, qoftë një gjuajtje apo kros”. Një tjetër shtoi: “Si e mashtroi Benfica Liverpoolin kaq keq?”.