Para duelit të së martës kundër Aston Villa (22:00), në mes të luftës për Premier League, Jürgen Klopp doli para mediave për të analizuar situatën e Liverpool-it. Skuadra e tij është tri pikë mbas Manchester City, me tri ndeshje të mbetura për t’u luajtur në kampionatin anglez.

Klopp shfrytëzoi rastin për t’i dërguar një mesazh Pep Guardiolës: “Gara e titullit në vazhdim? Nuk jam i sigurt se thashë gara për titullin është ende në vazhdim… Ne të dy kemi nga 3 ndeshje për të luajtur. Shqetësimi im është se si mund t’i fitojmë ndeshjet tona. Nuk merren pikët përpara se të luhen ndeshjet. Atëherë, pse duhet të ndalojmë së besuari?”

Ngacmimit se Gerrard duhet të jetë pasardhësi i tij, Klopp iu përgjigj: “Pasuesi im i mundshëm? Po, sigurisht, është e mundur. Nuk do të jetë vendimi im, por mendoj se është e mundur. Kjo është e gjitha”.

Një përgjigje pati gjermani edhe ndaj Guardiolës, i cili tha se shtypi është në favor të Liverpool-it: “Shumë njerëz këtu duan që ne të fitojmë titullin, por edhe këtu situata është 50 me 50%.

Nuk e di nëse Pep e krijoi këtë bindje pasi u eliminua nga Champions League, por sigurisht pasi Liverpool-i arriti në finale. Nuk e kam idenë nëse e gjithë media dhe anglezët po na mbështesin. Ndoshta ai di më shumë se unë”.