Inter dhe PSG kanë gati bashkëpunimin e rradhës.

Inter dhe PSG njihen për marrëdhëniet e tyre të mira pas transferimit të Mauro Icardit dhe Achraf Hakimit.

Mediat spanjolle, raportojnë se kësaj rradhe janë Neroaxurët ata që do të transferojnë një futbollist të PSG.

Inter ka shfaqur interesim për Layvin Kurzawan i cili pritet të largohet nga Parku i Princave këtë verë, pasiqë nuk bën pjesë në planet e Pochettinos.

Neroaxurët dhe Parisienët kanë nisur bisedimet dhe marrëveshja pritet të arrihet së shpejti. Neroaxurët do të paguajnë 5 deri në 8 milionë euro për kartonin e Kurzawas.