Gati shkëmbimi i verës, Matthijs de Ligt largohet nga Juventusi!

Matthijs de Ligt konsiderohet si njëri nga mbrojtësit me të ardhme dhe interesimi për shërbimet e tij është i madh.

Holandezi u transferua te Juventusi nga Ajaxi në vitin 2019 për 85 milionë euro, ndërsa këtë verë mund të përfshihet në një super operacion.

Portali spanjoll Don Balon, ka lëshuar një lajm bombastik duke raporutuar se Barcelona synon transferimin e De Ligt dhe Blaugranët janë të gatshëm tia ofrojnë Juventusit dy yje në këmbim të 21-vjeçarit.

Barcelona do tia ofrojë Juventusit kartonin e Miralem Pjanic dhe njërin nga dyshja Dembele-Griezmann.

Pjanic është i lidhur me një rikthim te Zonja e Vjetër, ndërsa Dembele ose Griezmann do të ishin një super përforcim për vijën e sulmit.

Barcelona dhe Juventus kanë marrëdhënie të shkëlqyeshme dhe bisedimet pritet të fillojnë së shpejti raporton, Don Balon.