Cristiano Ronaldo nuk i lë anash asnjëherë surprizat për bashkëshorten e tij, Georgina Rodriguez.

Edhe kësaj radhe ai i ka bërë asaj një dhuratë mjaft të çmuar e që secila vajzë do e dëshironte një të tillë.

Futbollisti i Manchester United ka zgjedhur një kabinet bizhuterish në madhësi gjigante, ku aty ajo mund t’i sistemojë të gjitha ato që posedon.

Kabineti i bizhuterive është nga marka e njohur “Louis Vuitton” dhe kap vlerën e 124 mijë dollarëve, derisa modelja ka treguar se ka ngelur e habitur nga dhurata që i ka bërë Ronaldo.

Ndryshe, Ronaldo dhe Goergina ka vite që janë bashkë dhe nga lidhja e tyre çifti kanë vetëm një vajzë të quajtur Alana.