Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla – Schwarz, i ka reaguar emisarit të posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak. Ky i fundit tha se shtyerja një mujore u propozua nga Borrell, por me këtë nuk u pajtua kryediplomatja, e cila tha se ka qenë propozim amerikan.

“Faktet mbesin fakte: Kosova është pajtuar me propozimin e SHBA-së, në linjë me BE-në. Ne jemi pajtuar që ta pauzojmë deri më 1 shtator 2022 – por vetëm nëse bllokadat largohen më 1 gusht. Reciprociteti do të mbesë realitet. Kosova nuk ka ‘shtyrë’ asgjë, rregullorja për ID-të është miratuar nga mesnata”, ka shkruar ajo, derisa e ka shpërndarë një postim të Lajçakut.

Facts remain facts: 🇽🇰 agreed to a 🇺🇸 proposal. in line with the 🇪🇺. We agreed on a pause until Sep 1, 2022 – but only if blockades are being removed by Aug 1. Reciprocity will remain the reality. 🇽🇰 has not “postponed” anything, ID card regulation has been enacted by midnight. pic.twitter.com/hfVUZUFwfq

— Donika Gërvalla-Schwarz (@gervallaschwarz) July 31, 2022

Ndërsa në postimin e shpërndarë nga Gërvalla, Lajçak ka shkruar “Mirëpresim vendimin e Kosovës për ta pranuar propozimin e Josep Borrel për shtyerjen një mujore. BE pret që të gjitha bllokadat të hiqen menjëherë. Borrell ftoi Kosovën dhe Serbinë që të angazhohen në dialog në rrugën përpara. Mirënjohës ndaj ambasadaës së Amerikës në Kosovë për mbështetjen e fortë”.

Mbrëmë ka pasur tensione në veri të vendit për shkak të dy vendimeve të Qeverisë së Kosovës që kanë të bëjnë me targat dhe dokumentet serbe.