Aktiviteti prodhues është gjallëruar ndjeshëm në tremujorin e dytë 2021 në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe kjo ishte e pritshme, teksa një vit më parë, pothuajse gjithçka u bllokua nga karantina që synon frenimin e përhapjes së pandemisë së Covid-19.

Sipas INSTAT, prodhuesit e të mirave, që përfshijnë aktivitetet ekonomike Industri (Industri Nxjerrëse dhe Industri Përpunuese); Energji elektrike, Gaz, Avull; Furnizimi me ujë, Trajtimi dhe menaxhimi i mbetjeve; Ndërtim, shënuan rritje dyshifrore, që në të shumtën e rasteve ishte mbi 50%.

Në kontrast me rritjen e fortë të indeksit të shitjeve, punësimi në disa raste ka shënuar rënie, si në aktivitetin e “Furnizimi me ujë, Trajtimi dhe menaxhimi i mbetjeve” (-5.1%); “Energji elektrike, Gaz, Avull” (-2.2), apo është rritur fare lehtë si në Industri (+3.3%), Ndërtim (+4.1%)

Industria rritet 54%

Indekset e treguesve në aktivitetin Industri, në tremujorin e dytë 2021, paraqiten si më poshtë:

  • Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje 54,1%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë;
  • Indeksi i prodhimit në volum shënoi rritje 46,9%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë;
  • Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje 3,4%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë;
  • Indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 18,2%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Energji elektrike, Gaz, Avull

Indekset e treguesve në aktivitetin Energji elektrike, Gaz, Avull, në tremujorin e dytë 2021, paraqiten si më poshtë:

  • Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje 64,9%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë;
  • Indeksi i prodhimit në volum shënoi rritje 69,0%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë;
  • Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rënie 2,2%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më
  • parë;
  • Indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 5,9%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Furnizimi me ujë, Trajtimi dhe menaxhimi i mbetjeve

Indekset e treguesve në aktivitetin Furnizimi me ujë dhe Trajtimi e menaxhimi i mbetjeve, në tremujorin e dytë 2021, paraqiten si më poshtë:

  • Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje 45,5%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë;
  • Indeksi i prodhimit në volum shënoi rritje 31,0%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë;
  • Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rënie 5,1%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë;
  • Indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 2,1%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Ndërtimi vijon zgjerimin

Indekset e treguesve në aktivitetin Ndërtim, në tremujorin e dytë 2021, paraqiten si më poshtë:

  • Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje 32,2%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë;
  • Indeksi i prodhimit në volum shënoi rritje 32,6%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë;
  • Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje 4,1%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë;
  • Indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 11,2%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.


Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.

Artikulli mund të ri-publikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit original.