Banorët e fshatit Llukar sot janë shqetësuar nga disa të shtëna me armë zjarri që u dëgjuan në afërsi të shtëpive të tyre. Madje njëra nga shtëpitë, ka pësuar edhe dëme materiale, raporton Gazeta Sinjali.

Pronari i një shtëpie ka deklaruar në Policinë e Kosovës se pasi dëgjoi të shtënat afër shtëpisë së tij, ka dalë jashtë ku ka vërejtur se dritaret dhe muri i shtëpisë janë dëmtuar si pasojë e gjuajtjes me armë zjarri.

Sipas 54-vjeçarit, në to kishte vrima që janë shkaktuar nga plumbat.

Me t’u denoncuar rasti, njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku kanë gjetur 5 predha.

Me vendim të prokurorit, rasti është cilësuar si ‘Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’.