Gjykata e Apelit e ka refuzuar kërkesën e avokatëve për lirim nga paraburgimi të infermiereve që ushtruan dhunë ndaj të moshuarës në Pejë.

Gjykata e Pejës, më 2 nëntor, kishte aprovuar kërkesën e prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh për A.P., A.R., dhe R.K., të përfshira në rastin ku shihej një e moshuar duke u dhunuar fizikisht në një qendër për të moshuar në Pejë.

Prokuroria ka njoftuar se në këtë çështje ka angazhuar dy prokurorë të shtetit.

Videoja virale ku shihet se rrahet e moshuara kanë tronditur vendin, por për këtë rast kanë raportuar edhe mediat e rajonit dhe ato botërore.