Inter është gati që ti plotësojë dëshirën e parë Simone Inzaghit dhe bëhet fjalë për krahun e majtë të sulmit.

Bëhet fjalë për anësorin e skuadrës gjermane të Eintracht Frankfurt, Filip Kostic i cili vlerësohet prej 20-25 milionë euro.

Sky Deutschland raporton që tashmë skuadra zikaltër ka arritur një marrëveshjen me sulmuesin serb dhe ka mbetur vetëm dakordimi zyrtar mes dy skuadrave.

Presidenti Zhang e ka aprovuar një transferim të tillë pasi javëve të ardhshme do të bëhet një shitje e njërit nga yjet e skuadrës që pritet të kapë vlerën e 70 milionë eurove.