Kapiteni i kombëtares helvete Granit Xhaka (30 vjeç) është futbollisti i vitit 2022 në Zvicër. Pas marrjes së çmimit në fjalë në “Natën e Futbollit Zviceran” në Bernë, ai dha këtë intervistë për “Blick”.

Ju jeni futbollisti kombëtar i vitit. Sa i rëndësishëm është ky çmim për ju?

Më bën shumë krenar. Është një çmim special për punën e madhe të viteve të fundit në klub dhe kombëtare. Por Manuel dhe Yann (të bashkënominuarit Akanji dhe Sommer) e meritonin po aq.

A ishte ky çmim kaq i papritur për ju?

Seriozisht, ishte shumë nxehtë në skenë. Nuk e prisja këtë. Shpresoj të mos e keni parë shumë. Por nëse do të ishte e dukshme, njerëzit tani kanë njohur një anë të re timen (buzëqesh).

Yann Sommer të ka uruar me video. A jeni mësuar me veshjet e tij të Bayernit?

Pamja është shumë e pazakontë. Ishte gjithmonë ëndrra e tij të luante për një klub të nivelit të lartë. Ai e meriton këtë hap. I uroj më të mirat.

Në ndryshim nga Akanji dhe Sommer, ju keni udhëtuar për në Zvicër dhe keni shkuar në Bernë për të marrë çmimin bashkë me vëllain tuaj, Taulantin…

Zbarkova të hënën në mëngjes dhe do të kthehem në Londër të martën në mëngjes. Do të stërvitem sërish të martën në mëngjes. Sigurisht që kam marrë leje nga trajneri. Unë e vlerësoj shumë këtë gjë. Jo çdo trajner e bën këtë, sepse të premten tashmë do të luajmë sërish në kupë ndaj Manchester City.

Pra, trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta iu beson atyre që të qëndrojnë seriozë?

Kjo tregon padyshim vlerësimin. Por gjithsesi nuk do të bëj festë. Asgjë nuk ndodhi në Zvicër të hënën në mbrëmje (qesh). E pranova me krenari ftesën dhe nga e marta do të fokusohem sërish në stërvitje dhe ndeshjen e radhës.

Arteta gjithashtu orkestron fluturimin në lartësi të Arsenalit. Ju mundët Manchester United të dielën…

Arritja e rezultatit 3-2 pak para fundit të lojës ishte një emocion i pastër për tifozët dhe për ne lojtarët. Për mendimin tim, fitorja ishte e merituar.

Sa e ëndërrojnë tifozët titullin e parë që nga viti 2004?

Euforia është e madhe. Unë kam qenë tek Arsenali prej shtatë vitesh dhe atmosfera nuk ka qenë kurrë kaq e mirë. Ne jemi në krye të renditjes, por i marrim gjërat ndeshje pas ndeshjeje. Shpresojmë që kjo të mjaftojë për titullin në fund.

Sa është meritë e Artetës kjo ecuri?

Atij i është dhënë koha për të ndërtuar diçka dhe po bën një punë të shkëlqyer. Ai është një trajner shumë i veçantë, ka një plan A, B, C dhe ndoshta edhe Z për gjithçka. Sapo ta kuptoni, e shihni futbollin ndryshe. Ai na flet shumë. Kemi shumë takime me të, edhe në grupe të vogla.