Jack Grealish është parë në Las Vegas. Talenti i Manchester City-t po shijon pak kohë pushim pas sezonit të gjatë që e ka parë protagonist në fitoren e Premier League me Qytetarët, dhe pse ndoshta po ekzagjeron pak.

Në fakt, siç ka bërë të ditur The Sun, anglezi është kapur, edhe pse nuk është munduar shumë të fshihet, duke festuar më shumë se duhet me miqtë.

Grealish është fotografuar duke pirë, bashkë me miqtë, plot 4 shishe të mëdha Jeroboam, me vlerë 3.500 euro secila. Si të mos mjaftonte, gjatë gjithë kohës kishte fshehur poshtë veshjes së tij disa birra.

Një burim anonim ka shpjeguar për të përditshmen angleze se Grealish dhe miqtë e tij janë argëtuar shumë me paketën VIP prej 80 mijë sterlinash që përfshinte edhe një numër të madh shishesh me Champagne.

Gjithashtu, burimi ka zbuluar se nga momenti i mbërritjes së tij kanë qenë të shumta femrat që kanë provuar të gjejnë “burrin e jetës së tyre”.