Gresa Behluli është njëra ndër këngëtaret tashmë ndër më të pëlqyerat të muzikës popullore.

Ajo si nëna e këngëtares së njohur Shkurte Fejza ka ditur si ta bëj krenare nënën e saj, Gresa tashmë është duke ndjekur hapat e nënës në tregun muzikor shqiptar, shkruan “Kosovarja”.

Këngëtarja është në pritje të ëmbël por kjo nuk e ka ndalur atë të mos jetë aktive në muzikë.

Gresa bashkë me motrën e saj Besianën kanë publikuar një këngë me titull “Numero Uno”.

Kënga po dëgjohet mjaft shumë dhe ka numëruar shumë klikime në Youtube.

Ndërkaq ajo që ka rënë në sy së fundmi janë disa foto që Gresa ka postuar në profilin e saj në Instagram.

Ajo duket e kuruar deri në detajin e fundit dhe po duket shumë bukur, si duket shtatzënia e ka zbukuruar akoma më shumë këngëtaren. /Kosovarja/